
Kandidimi i Belerit, tradhti kombëtare! Flet Azgan Haklaj!
Dritare.net
Ish- deputeti, i pyetur në studion e Dritare TV në lidhje me çështjen Beleri, u shpreh se ky i fundit është një antishqiptar që Berisha e Meta nuk duhet ta kishin mbështetur. Ndër të tjera për ligjëratat e kandidatit të koalicionit Bashkë Fitojmë për helenizimin e Himarës, Haklaj tha se e ka bërë për karshillëk ndaj SHBA-së.
"Ai nuk duhet të ishte kandidat i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, për mendimin tim e kam thënë dhe herë tjetër që Vangjel Dule nuk duhet të ishte pjesë e opozitës, i cili me 692 vota ka marrë një mandat të deputetit të PD dhe sot godet PD-në. Beleri është një njeri i dënuar për dhunim të simboleve kombëtare, i akuzuar për ‘Masakrën e Peshkëpisë’, një njeri që përfaqëson ‘Agimin e Arte’ ndonëse në Greqi 'Agimi i Artë' ka dalë jashtë ligjit dhe ka dalë me flamur të Vorio- Epirit.
Ka dalë me deklaratë të helenizimit të Himarës, që Himara është palca e labërisë.
Pra nuk mund të ndodh helenizimi i Himarës, Himara është shqiptare. Ky zotëria doli për t’i bërë këtë politikë karshillëku SHBA-së. Z. Meta dhe Berisha në ligjëratat e tyre 30 vjeçare herë pas here janë deklaruar se bëjnë sakrificë sublime të gjithçkaje të shtrenjtë që kanë për demokracinë dhe kombin dhe dalin e mbështesin një simbol anti-kombëtar sot, Fredi Beleri, i cili ka disa emra", u shpreh Haklaj./A.ZH-dritare.net

















