KAS pranon si provë disa nga materialet e dorëzuara nga LSI dhe PD!
E Shtunë 15 Maj 2021, 10:10
Dritare.net
KAS në mbledhjen e sotme ka vendosur të hap kutitë për disa qendra votimi që janë kërkuar nga LSI dhe PD për qarkun e Beratit, ku do të marrë si prova disa nga materialet e dorëzuara nga ky subjekt politik.
Ndryshe nga Gjikorastra, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve mund të kërkojë informacione shtesë nga institucionet shtetërore, për të vërtetuar nëse janë kryer shkelje të Kodit Zgjedhor në qarkun e Beratit gjatë zgjedhjeve të 25 prillit dhe për këtë arsye, mbledhja e së premtes u mbyll pa vendimmarrje./dritare.net