
Keir Starmer i uroi fitoren. Ja çfarë i shkroi Rama!
E Martë 13 Maj 2025, 23:11
Dritare.net
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren e mandatit të katërt. Në një postim në platformën X, Starmer uron Ramën për fitoren të cilën e cilëson si historike.
Urimi i Keir Starmer: "Urime Edi Rama për fitoren tuaj historike në zgjedhje. Le të shohim përpara për të vazhduar punën tonë së bashku për të ndihmuar njerëzit që punojnë në të dyja vendet tona."
Plrgjigjja e Edi Ramës: "Faleminderit i dashur Keir dhe mezi pres të shoh vizitën tënde historike pasnesër, para samitit të EPC, si Kryeministri i parë Britanik që viziton Shqipërinë për një vizitë dypalëshe."/K.C/dritare.net

















