Krijohet Agjencia për Media dhe Informim. Ide e modelit gjerman, me përvojë 70-vjeçare!
Dritare.net
Agjensia për Mediat dhe Informimin (MIA), e themeluarsot me vendim të kryeministrit Rama, është një institucion prezent në shumë vende demokratike dhe bazohet në Kushtetutë, në të drejtën e qytetarit për informim.
Ne rastin tone, MIA shqiptare është ideuar sipas modelit gjerman, një institucion me një përvojë mbi 70-vjeçare.
E quajtur Zyra Federale e Shtypit (Federal Press Office), u ngrit me vendim të kancelarit Konrad Adenauar në 15 shtator 1949, një ditë përpara se të themelohej vetë qeveria federale gjermane.
Një mision që ky institucion e realizoi dhe vijon ta realizojë me shumë sukses. Sot, Zyra Federale e Shtypit është shndërruar në një organizatë moderne, e cila i shërben publikut të përgjithshëm, medias dhe qeverisë.
Kjo organizatë, ashtu si edhe MIA do të kenë dy detyra kryesore, të furnizojnë me informacion të verifikuar dhe të paanshëm publikun mbi punën e realizuar nga qeveria dhe të furnizojnë qeverinë me informacion, në mënyrë që ajo të jetë e mirëinformuar për politikat e saj.
Përgjegjësitë e këtij institucioni përfshijnë edhe informimin e publikut mbi ligjet e miratuara, politikat e formuluara nga qeveria dhe përse u zgjodh të veprohej në një mënyrë të caktuar.
Midis detyrave të tjera të kësaj agjensia është informimi i ministrave të kabinetit dhe anëtarëve të Parlamentit, i kryeministrit dhe stafit të tyre për ngjarje të rëndësishme dhe anasjelltas, i mediave vendase dhe të huaja për veprimet e qeverisë.
Agjensia Gjermane monitoron 2.500 publikime ditore dhe mbi 125 transmetime gjermane apo të huaja, nga të cilat përzgjedh informacionet kryesore që i përcillen për t’u njohut anëtarëve të kabinetit.
Agjensia gjithashtu i përgjigjet pyetjeve nga publiku, si dhe ofron transparencë për çdo vendim në një faqe të posaçme, bundesregierung.de, e cila ka një uebajt me 3 milionë klikime në muaj dhe 25 milionë faqe të shikuara. Përpos tyre, broshura, manualë informativë dhe publikime të tjera botohen në mënyrë periodike.
Çfarë është MIA në Shqipëri?
Në mbledhjen e parë sot të qeverisë së re, kryeministri Rama njoftoi për ngritjen e një Agjencie për mediat dhe Informimin (MIA). Në VKM-të e miratuara ditën e sotme, jepen detaje se si do të funksionojë kjo agjenci: Fillimisht do të financohet nga buxheti i shtetit, nga donacione dhe burime të tjera të ligjshme, gjithashtu do të jetë në varësi të kryeministrit dhe me seli në Tiranë.
Sipas vendimit, kjo agjenci do të sigurojë transparencë në lidhje me politikat, aktivitetet a projektet që zgjidhen përmes akteve të Këshillit të Ministrave. Gjithashtu do shërbejë për të informuar dhe komunikuar me publikun dhe median.
Përgjegjësitë:
1. Organizon punën për të informuar dhe komunikuar me publikun dhe median.
2. Organizon punën për të përgatitur qëndrimet dhe sondazhet e qeveritare mbi çështjet me interes publik./dritare.net