Kryeministri izraelit për Shqipërinë: Faleminderit që qëndruat me ne!
Dritare.net
Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu falënderoi Shqipërinë për mbështetjen e shprehur për konfliktin e fundit në Rripin e Gazës. Përmes një postimi në twitter, Netanyahu fill pas flamurit amerikan, ka vendosur atë të Shqipërisë. Përkrah flamujve të 25 shteteve ai shkruan:
“Faleminderit që qëndruat me vendosmëri me Izraelin dhe mbështetni të drejtën tonë për vetëmbrojtje ndaj sulmeve terroriste”.
Pak më herët Izraeli falënderoi veçanërisht edhe Kosovën për mbështetjen e saj.
Në një postim të ndarë ditë më parë në twitter-in e Ministrisë së Jashtme shqiptare thuhej se sulmet ndaj Izraelit janë të pajustifikueshme.
“Shqipëria është thellësisht e shqetësuar për përshkallëzimin e dhunës në Jeruzalem dhe brenda dhe përreth Gazas. Sulmet me raketa kundër Izraelit janë të pajustifikueshme dhe rrezikojnë një përshkallëzim serioz të dhunës që do të sillte një dëm si për civilët izraelitë dhe palestinezë. Ne u bashkohemi thirrjeve nga miqtë dhe aleatët tanë që qetësia të rikthehet dhe përshkallëzimi i mëtejshëm të shmanget,” shkruhet në postim./L.F-dritare.net