Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Lamtumirë Birçe Hasko! Përcillet në banesën e fundit, Mjeshtri i Madh

Lamtumirë Birçe Hasko! Përcillet në banesën e fundit,

Sot homazhet për Birçe Haskon, mjeshtri i roleve që la gjurmë në kinematografinë shqiptare

Në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit u zhvilluan homazhet në nder të aktorit të njohur shqiptar Birçe Hasko, i cili u nda nga jeta një ditë më parë në moshën 84-vjeçare.

Ai do të prehet në vendlindjen e tij, në Dukat.

Lamtumirë Birçe Hasko! Përcillet në banesën e fundit,

Një nga emrat më të dashur dhe më të vlerësuar të skenës dhe ekranit shqiptar, Birçe Hasko la pas një trashëgimi të pasur artistike, duke u bërë i njohur për interpretimet e tij unike dhe mjeshtërinë në ndërtimin e roleve karakteriale. Ai konsiderohej mjeshtër i roleve dytësore, duke u dhënë personazheve dimension dhe jetë përmes stilit të tij të veçantë interpretues.

Lamtumirë Birçe Hasko! Përcillet në banesën e fundit,

Një nga rolet më të spikatura të karrierës së tij mbetet Milo Tafani në Shi në Plazh, rol që u kthye në një nga interpretimet më të dashura për publikun. Gjatë karrierës së tij ai realizoi dhjetëra role në teatër dhe kinematografi, duke sjellë me autenticitet karakterin popullor të jugut dhe duke krijuar personazhe që mbeten të paharrueshme.

Rruga e tij artistike nisi pas përfundimit të studimeve në Institutin e Lartë të Arteve, ndërsa për vite me radhë kontribuoi edhe si pedagog në Akademinë e Arteve, ku më vonë mbajti edhe detyrën e dekanit të Fakultetit të Artit Skenik.

Për kontributin e tij të çmuar në artin shqiptar, Birçe Hasko u nderua me titujt “Artist i Merituar”, “Profesor” dhe “Mjeshtër i Madh”, duke lënë pas një emër që do të mbetet pjesë e historisë së artit shqiptar.