Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Lamtumirë Fatos Nano! Sot ditë zie, homazhet në Pallatin e Kongreseve!

Lamtumirë Fatos Nano! Sot ditë zie, homazhet në Pallatin e


Sot në Pallatin e Kongreseve duke filluar nga ora 8:30 do të mbahen homazhet publike në nderim të liderit historik të PS, Fatos Nano. Më pas në orën 11:15 do të zhvillohen homazhet e personaliteteve shtetërore dhe të Trupit Diplomatik. Një pjesëtar i familjes së Nanos do të mbajë një fjalim, gjithashtu dhe kryeministri i Republikës, Edi Rama, i cili është dhe pasuesi i Fatos Nanos në këtë parti. Në ceremoni do të marrin pjesë edhe personalitete politike nga Kosova.

Në respekt të tij 2 nëntori është shpallur edhe ditë zie kombëtare teksa të gjithë flamujt në institucionet shtetërore do të ulen në gjysmë shtizë dhe në orën 12:00 do të ndalojë çdo aktivitet për të mbajtur një minutë heshtje.

Në fund, me nderime, trupi i Nanos do të niset në orën 12:05 nga Pallati i Kongreseve për në banesën e fundit, që do të jetë në Sharrë. Familja ka kërkuar të kryejë në privatësi, në shtëpi edhe shërbesën e ritualit ortodoks për Fatos Nanon, i cili ishte i pagëzuar dhe i martuar me Xhoanën në Kishën Ortodokse Shqiptare


Fatos Nano ndërroi jetë të premten e 31 tetorit në një prej spitaleve private në kryeqytet ku po qëndronte prej 24 ditësh. Gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar ndjeshëm pas problemeve kronike kronike respiratorë. Së fundmi ai pësoi arrest kardiak e më pas vdekje klinike të trurit.


4 herë kryeministër i Shqipërisë, Fatos Nano do të mbahet mend si një lider historik i të majtës, vizionar për Shqipërinë dhe një prej figurave më të rëndësishme të politikës gjatë periudhës së tranzicionit./E.P-dritare.net