Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Lea, nuk duam të na përdorni si mish për top

Lea, nuk duam të na përdorni si mish për top

Nga Edmond Spaho

Per kete zonje(Lea Ypi) kam pasur simpati per shkak te origjines thellesisht te djathte dhe te vuajtur.

Por i paskan fluturuar te gjithe pllumat!

Si tha???

Protestat ne Tirane do shpetojne Europen nga hallet qe ka?

Ashtu si e shpetuam ne 1443? Si shperblim na ndane ne 4 shtete ne 1913.

Akoma ta shpetojme ne Europen? Mjaft me fantazi Lea!

Ne nuk shpetojme dot vehten tone dhe mbytemi ne nje pike uje.

Ne po mbytemi ne qafen e gjate te flamingos.

Le kur flasim per revolucion, sikur flasim per revolucionin borgjez francez, per levizjen Cromwell apo revolucionin industrial!

Me ke do e besh revolucionin Lea, me ata qe bertasin TQR? Apo me ata qe hedhin nje flamur mbi supe dhe vene nje qeleshe mbi koke?

Shqiperia e Re!

Ta ndertojme Shqiperine e Re sipas parimit themelor te udheheqesve te trojeve arbenore, qe bota fillon me mua. Cdo gje nga e para, si ne kalane e Rozafes, nga e para cdo mengjes.

Lea, ne Europa na perdor si mish per top ne luften qe ka me Donald Trump!

Ne nuk kemi kellqe te futemi mes shkelmave te atllareve.

Ne na merr shpejt koka ere dhe mendojme qe jemi qendra e botes dhe nga ne do filloje zgjidhja e problemeve te rendit te ri boteror.

Shqiptari, ka thene dikush, mjafton ta ferkosh pak dhe çohet.

Po kur çohemi me ke do i zgjidhim problemet e botes, me Qorrin, Llapen, Kreshnikun, Saliun apo me ndonje çallme nga Bosfori?

Po tallen me ne moj zonje e nderuar dhe po tallen edhe me ty qe kujton se ata te konsiderojne fillozofja me e mire e te majtes ne Europe.

Ne fakt edhe kur te marrin ne interviste, zgerdhihen kur shohin sa pak mendon.

Pastaj pyesin vehten si eshte e mundur qe ky popull prodhon kaq shume delirante dhe te etur per tu dukur e qe vdesin vec per protagonizem ne kurriz te njeri tjetrit?

Si eshte e mundur qe ky popull dhe udheheqesit e tij nuk pranojne kurre te mesojne nga historia e tyre e trishte dhe e dhimbshme?

Ti mund te projektohesh si Kryeministrja e re por vetem me lejen, deshiren dhe bekimin e Edi Rames./dritare.net
Marre nga fb i autorit