Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Mblidhen protestuesit/ Tubimi i thirrur nga Berisha pa miratim policie, blindohet Kryeministria

Mblidhen protestuesit/ Tubimi i thirrur nga Berisha pa miratim policie,

Forca të shumta policie janë vendosur në bulevardin përpara Kryeministrisë, ku pritet të zhvillohet protesta e radhës e organizuar nga Partia Demokratike. Edhe pse policia nuk e ka miratuar mbajtjen e saj, për shkak të incidenteve të mëparshme me akte dhune dhe molotovë ndaj efektivëve, autoritetet kanë marrë masa për garantimin e rendit dhe sigurisë në bazë të ligjit për tubimet.

Godina e Kryeministrisë është blinduar me panele metalike dhe gardh rrethues, ndërsa efektivët ndodhen në terren për të monitoruar situatën. Shtyllat ku janë vendosur kamerat e sigurisë në zonë janë lyer me graso, me qëllim parandalimin e ngjitjes së personave dhe dëmtimit të tyre.

Në disa pika janë vendosur gardhe metalike rrethuese, ndërsa qarkullimi i automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” është ndërprerë. Në mes të rrugës është vendosur edhe podiumi, ku pritet të mbajnë fjalimet përfaqësuesit e opozitës.

Ndërkohë, në selinë blu ka mbërritur edhe lideri i demokratëve, Sali Berisha, i cili është pritur nga mbështetësit e tij në ambientet e jashtme./K.C/dritare.net