Merkel:Premtoj çelje të negociatave me Shqipërinë, jo këtë vit, por shumë shpejt!
Dritare.net
Kancelarja gjermane Angela Merkel, në një takim virtual me parlamentarët e vendeve anëtarë dhe kandidate të Bashkimit Europian, është shprehur se nuk premton çelje të negociatave me Shqipërinë që në këtë vit. Nga ana tjetër kancelarja ka theksuar se shpreson se me Maqedoninë e Veriut do të hapen negociatat ndërqeveritare këtë vit.
"Në rastin e Shqipërisë çështja është pak më ndryshe. Me gjithë përparimet, nuk mund të premtoj se do të ndodhë që këtë vit, por shumë shpejt", ka theksuar kancelarja.
Më tej ajo ka shtuar se Serbia duhet të bëjë përparime në mardhëniet me Kosovën ndërkohë që ka vënë theksin në faktin se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është Bashkimi Europian.
Më 7 dhjetor ministrat e Jashtëm dhe të Evropës së BE-së do të vendosin për çeljen zyrtare të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë./M.M-dritare.net
Burimi: DW