Moderna kërkon miratimin për përdorimin e vaksinës, në SHBA dhe Evropë!
Dritare.net
Kompania Moderna do të kërkojë sot aprovimin që vaksina e saj kundër koronavirusit, të rekomandohet për përdorim të gjerë. Autoritetet përkatëse, do të shikojnë të dhënat e eksperimentit për vaksinën mARN dhe do të vendosin nëse është e sigurt dhe efektive për të rekomanduar atë për përdorim.
Studimet deri më tani tregojnë se ajo është më shumë se 94% efektive në mbrojtjen ndaj kovid. Pfizer, që ka një mbrojtje të ngjashme, ka kërkuar tashmë të njëjtin aprovim nga SHBA.
Rregullatorët e Mbretërisë së Bashkuar po shqyrtojnë gjithashtu të dhënat për vaksinën Pfizer, si dhe një lloj tjetër të vaksinës Covid nga AstraZenca dhe Universiteti i Oksfordit për aprovim emergjent.
AstraZeneca është më e lirë, rreth 4 dollarë për një dozë, krahasuar me rreth 20 dollarë për vaksinën Pfizer dhe 33 dollarë për Moderna.
AstraZeneca është potencialisht më e lehtë për tu shpërndarë sepse nuk ka nevojë të ruhet në temperatura shumë të ulëta.
Por efikasiteti i sa në prova është midis 62% dhe 90%, pak më i ulët se vaksinat Pfizer dhe Moderna./L.F-dritare.net