Najada Çomo mesazh qytetarëve: Virusi është midis jush, frekuentojini sa më pak vendet publike
Dritare.net
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka postuar në Facebook videomesazhin e doktoreshë, Najada Comos, në këtë situatë të rëndë për shkak të koronavirusit. Çomo u bën apel qytetarëve që të respektojnë masat, të mbrojnë shëndetin e tyre për të pakësuar numrin e personave që shkojnë në spitale.
Ja apeli i doktoreshë Najada Çomos!
"Tani jemi në sezonin e verës, kanë kaluar 5 muaj dhe fluksi i pacientëve ka ardhur duke u shtuar me të sëmurë rëndë e me humbje jete. Kam një apel për qytetarët që na ndjekin, për gjithë këto muaj pune intensive, te Infektiv, që nga dimri deri në verë, janë një punë e jashtëzakonshme: Ju lutem respektoni masat e thëna si mbajtja e maskës, distancimi fizik, frekuentoni sa më pak ambientet publike, apo situata ku grumbullohen njerëz, sepse janë vende të rrezikshme për t'u infektuar nga Covid-19. Virusi është midis jush, natyrisht dhe midis nesh si personel shëndetësor që ju shërbejmë juve. Ne jemi për t’u shërbyer juve e ju jeni për të mbrojtur shëndetin tuaj e për t'u pakësuar numri i personave që vijnë në spital."