Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

A do ia heqë Donald Trump, non-gratën Sali Berishës?! Flet Naske Afezolli

A do ia heqë Donald Trump, non-gratën Sali Berishës?! Flet Naske

Naske Afezolli i ftuar në emisionin “Intervista e Ditës” nga Ermal Peçi në DritareTV u shpreh se me rizgjedhjen e Donald Trump-it si president, Sali Berisha mund të ketë një shans për t’iu hequr non-grata. Zoti Afezolli sjell ndërmend rastin e kryeministrit të Indisë, Narendra Modi, që iu hoq non-grata edhe pse ishte akuzuar për gjenocid ndaj myslimanëve, ndërsa sipas tij akuzat ndaj Berishës janë më të lehta, në rastin e aferës së ish-kompleksit Partizani.

“Amerikanët nuk i kanë shpallur dokumentet që kanë për Berishën. Nëse është e vërtetë kjo që thotë stafi i Berishës që ato janë të gjitha shpifje sigurisht që edhe mund t’i hiqet non-grata. Unë mendoj se sikur iu hoq kryeministrit të Indisë për një arsye madhore, do t’i hiqet edhe Berishës. Modi u akuzua për gjenocid ndaj popullsisë myslimane, gjë ai nuk e pranoi asnjëherë. Interesat e Amerikës ishin që donin një bashkëpunim me Indinë, për probleme shumë të rëndësishme dhe strategjike. Dërguan një zyrtar të lartë amerikan në Indi dhe i thanë; ne e kemi hequr non-gratën. Unë nuk mendoj që ka një ngjashmëri mes dy rasteve sepse doktor Berisha nuk ka bërë gjenocid, përveçse është akuzuar për korrupsion. Nëse akuzat janë të bazuara në kompleksin Partizani, sigurisht ato nuk janë kaq të fuqishme sa të qëndrojë Berisha non-grata. Por nëse do analizosh Gërdecin problemi është më i madh edhe pse Berisha e ka konfirmuar që nuk ka asnjë përgjegjësi me Gërdecin. Për 21 janarin nuk mund të jap mendime sepse nuk i di faktet.”, tha zoti Afezolli në DritareTV./K.C/dritare.net