Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ndryshimet që ka sjellë qeveria Rama! Flet Milena Harito

Ndryshimet që ka sjellë qeveria Rama! Flet Milena Harito

Shqipëria ka përjetuar një transformim të dukshëm në infrastrukturë dhe turizëm, duke u shëndërruar në një destinacion tërheqës për ndërkombëtarët. Milena Harito e ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Wafoku në DritareTv u shpreh se investimet e qeverisë kanë përmirësuar ndjeshëm qasjen dhe përvojën e udhëtarëve.


“Gjatë viteve të fundit qeveria ka arritur një zhvillim shumë cilësor të infrastrukturës dhe një hapje e turizmit, që nuk ekzistonte më përpara. Ka një zhvillim të qyteteve, fshatrave në të gjithë territorin. Unë e kuptoj që kur jeton në Shqipëri ankohesh për qeverinë, por kjo nuk ndodh vetëm aty, ndodh edhe në Francë edhe në vendet e tjera të botës, por e rëndësishmja është se ka gjëra të mëdha të cilat kanë ndryshuar. Edhe hapja e Shqipërisë kundrejt botës është një ndryshim. Unë vë re që në lajmet shqiptare ka edhe lajme nga bota gjë që më përpara në televizione nuk ishte. Kjo është një meritë e gjithë shqiptarëve që jetojnë jashtë, por edhe familjarëve të tyre që i kanë ende këtu. Mos të harrojmë të përmendim politikën e jashtme të Shqipërisë e cila sigurisht ka një rol të rëndësishëm.”-u shpreh Milena Harito për Dritare TV/K.K dritare.net