Në ditën e flamurit Tirana vishet kuq e zi!
E Hënë 28 Nëntor 2022, 14:02
Dritare.net
Në Shqipëri shënohet sot Dita e Flamurit dhe Pavarësisë, ku në të gjithë vendin janë organizuar ceremoni dhe aktivitete të ndryshme.
Ceremonia qendrore me rastin e 110-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë është mbajtur në qytetin e Vlorës me pjesëmarrjen e zyrtarëve të lartë të Shqipërisë dhe Kosovës.
Atmosfera festive ndihet edhe në kryeqytet, ku thuajse çdo pallat apo shtëpi private ka filluar është veshur me ngjyrat kombëtare dhe është vendosur edhe simboli ynë kombëtar, flamuri kuq e zi.
Sikurse është bërë tashmë traditë, me rastin e festive kombëtare Tirana mbledh qytetarë nga të gjitha qytetet e vendit si dhe nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi./Xh.Xh/dritare.net