Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Në shtator nis një epokë e re/ Rama prezanton super start up-in shqiptar

Në shtator nis një epokë e re/ Rama prezanton super start up-in

Nga qyteti i Beratit, gjatë një takimi me përfaqësues të teknologjisë dhe inovacionit, kryeministri Edi Rama ka bërë një njoftim me rëndësi për të ardhmen teknologjike dhe kulturore të vendit. Ai tha se në muajin shtator, në Tiranë, do të prezantohet një risi e madhe në fushën e arkitekturës moderne, që vjen nga një start up shqiptar dhe që ka tërhequr tashmë interesimin e arkitektëve ndërkombëtarë.

“Së shpejti në Tiranë do t’i japim arkitekturës bashkëkohore dhe botës një inovacion që vjen nga një start up shqiptarësh,” tha Rama. “Ky zhvillim, nëse është ashtu siç duket dhe siç tregon edhe interesimi i madh, ka potencialin të ndryshojë mënyrën e funksionimit të gjithë sektorit të arkitekturës në rang global. Do të angazhohem personalisht, së bashku me strukturat përkatëse, për të parë nëse mund të ndërtojmë muzeun e parë tërësisht me AI,” deklaroi ai./K.C/dritare.net