Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Nën tingujt e ‘My Way’ dhe karafila të bardhë, Fatos Nano përcillet në banesën e fundit

Nën tingujt e ‘My Way’ dhe karafila të bardhë, Fatos

Nën tingujt e 'My Way’ të the Betales Fatos Nano është përcjellë në banesën e fundit.

Qindra qytetarë hodhën karafila të bardhë, mbi arkivolin e liderit historik të PS.

Bashkëshortja e tij, Xhoana Nano foli në emër të familjes, duke theksuar se “Fatosi e donte këtë vend, pavarësisht çmimit të lartë personal që pagoi”. “Fatosi nuk ishte njeri i zakonshëm, nuk bënte asgjë për gjysmë. Ai kishte një zemër të madhe. Një zemër që dinte të falte, të mirëkuptonte dhe të donte me gjithë qenien e tij. Ishte i drejtpërdrejtë, ndonjëherë kokëfortë dhe i vështirë.

Ai e donte këtë vend megjithë shpirt. Pavarësisht çmimit të lartë personal që i duhej të paguante, nuk hoqi dorë për ta parë Shqipërinë më të begatë. Të tillë e paraqiti Shqipërinë edhe në takimet ndërkombëtare me burrat e shteteve në Uashington, Paris e gjetkë. Për të gjitha këto sot, kam një ndjenjë mirënjohje, që pata fatin ta njihja, që pata fatin të ecja krah tij, të qeshnim dhe vuanim bashkë, të jetonim.

Faleminderit Fatos që me deshe dhe më dhe mundësinë të të dua, që ishe ky që ishe, që e dhe veten tënde, të gjithën, pa kursim, për mua, për veten, për vendin tonë“, u shpreh ajo me lotësh./dritare.net