Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Nga Tetajt në Rrasën e Currajve, për vetëm 39 minuta për të shpëtuar një jetë!

Nga Tetajt në Rrasën e Currajve, për vetëm 39 minuta

Nga Klod Zhivani

Dje, një turist nga Kosova, duke u ngjitur drejt Currajve të Epërm, u pickua nga vipera Ammodytes, një nga gjarpërinjtë më vdekjeprurës në Europë. Thirrja e parë për ndihmë? Kastriot Qehaja.

Në raste të tilla, ku çdo sekondë mund të jetë ndarja mes jetës dhe vdekjes, ai përshkoi për vetëm 39 minuta një rrugë që normalisht kërkon tre orë. Vetëm ata që e njohin shtegun nga Tetajt, ne Lekbibaj dhe deri në Curraj të Epërm e kuptojnë se sa i jashtëzakonshëm është ky akt.

Një ngjitje që sfidon çdo kufi njerëzor, me një shpirt që nuk njeh lodhje, duke përballuar shkëmbinj, gurë dhe humnera.
Kur mbërriti, Kastrioti i dha ndihmën e parë mjekesore dhe mbajti komunikim të vazhdueshëm me Qendrën Kombëtare të Urgjencave, derisa helikopteri mbërriti për ta evakuar pacientin.

Sot, turisti ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe i shëndetshëm, falë Zotit, por edhe falë sakrificës dhe guximit të Kastriotit.
Ky pra është Kastrioti i maleve!

Infermieri që jep ndihmën e parë çdo turisti dhe miku që aksidentohet nga Currajt e Epërm, Valbone e deri ne Theth. Nga maja në maje, pa asnjë lloj shpërblimi apo motivimi nga qeveria.

Vetëm me fjalën e mirë të njerëzve!/dritare.net