Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Nisin homazhet për Fatos Nanon!

Nisin homazhet për Fatos Nanon!

Në Pallatin e Kongreseve ka mbërritur arkëmorti me trupin e pajetë të liderit historik të PS, Fatos Nano. Të pranishëm familjarë të Fatos Nanos, mes tyre bashkëshortja e tij, Xhoana Nano, djali Sokoli dhe ish-bashkëshortja Rexhina. Homazhet publike kanë nisur që prej orës 8:30. Më pas nga ora 11:15-11:45 do të zhvillohen homazhet e personaliteteve shtetërore dhe të trupit diplomatik.

Një pjesëtar i familjes së Nanos do të mbajë një fjalim, gjithashtu dhe kryeministri i Republikës, Edi Rama, i cili është dhe pasuesi i Fatos Nanos në këtë parti. Në ceremoni do të marrin pjesë edhe personalitete politike nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, mes tyre Albin Kurti dhe Ali Ahmeti.


Në respekt për kontributin e tij në jetën publike dhe politike të vendi 2 nëntori është shpallur edhe ditë zie kombëtare. Të gjithë flamujt në institucionet shtetërore do të ulen në gjysmë shtizë dhe në orën 12:00 do të ndalojë çdo aktivitet për të mbajtur një minutë heshtje./E.P-dritare.net