Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Numërohen mbi 99% e votave. Berishës i ikin dy mandate

Numërohen mbi 99% e votave. Berishës i ikin dy mandate

Numërohen 5190 kuti nga 5225 në total në të gjithë Shqipërinë. Me 99.27% të votave të numëruara, rezultatet paraprake janë si më poshtë:

PS-ja ka marrë deri më tani mbi 728 mijë vota, ndërkohë që Partia Demokratike dhe aleatët e saj kanë rreth 480 mijë vota. Vërehet se PS-ja ka pësuar rritje edhe në bastionet e djathta, ndërsa rezultatin në Dibër e përmbysi në favor të saj.

Vetëm pasditen e sotme PD-së i ikin 2 mandate. Një ia merr PS-ja në Vlorë, pas numërimit të votave të Diasporës dhe një ia merr Agron Shehaj në Tiranë, duke shkuar kështu në 2 mandate.

Numërimi ka përfunduar në 11 qarqe, Berat, Dibër, Lezhë, Kukës, Gjirokastër, Korçë, Vlorë, Elbasan, Shkodër, Durrës, Fier dhe vijon ende në Tiranë, ku ndodhet në kutitë e fundit./K.C/dritare.net

Numërohen mbi 99% e votave. Berishës i ikin dy mandate