OBSH: Do të vdesin 2 milionë njerëz, nëse nuk veprojmë tani
E Premte 25 Shtator 2020, 19:07
Dritare.net
Burimi: ANSA
Organizata Botërore e Shëndetit ka shprehur shqetësimin se 2 milionë njerëz mund të vdesin nga pandemia. Gjatë një konference për shtyp drejtori i emergjencave, Michael Ryan u shpreh se:
"Ne kemi humbur një milion njerëz në nëntë muaj dhe mund të duhen edhe nëntë muaj para se të kemi gati vaksinën."
Ryan tha se nëse nuk veprohet tani, numri i viktimave nga virusi do të shkojë 2 milionë, informon dritare.net
"A jemi gati të bëjmë atë që është e nevojshme për ta shmangur atë shifër? Koha për të vepruar është tani. Përndryshe ne do ta kapim atë numër dhe për fat të keq është shumë i lartë"./K.C/dritare.net