
Omicron konfuzon edhe OBSH: Ky mund të jetë fundi i pandemisë!
E Diel 23 Janar 2022, 21:09
Dritare.net
Gjatë pandemisë për shkak të kohës së shkurtër, dhe studimeve të pamjaftueshme, shpesh ka ndodhur që edhe nga ekspertët e lartë, në deklarata apo udhëzime, të gabohej. OBSH pak më herët udhëzoi shtetet të mos lirojnë masat, njëkohësisht këshilloi ekspertët të jenë të kujdesshëm kur thonë se Omicron, mund të jetë fundi i pandemisë.
Por sot, në një deklaratë, kjo është pohuar vetë nga OBSH.
“Omicron, mund të jetë fundi i pandemisë”, kështu deklaroi drejtori i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge. Sipas analizës së tij, në fakt, Omicron, i cili mund të infektojë 60% të evropianëve deri në mars, ka nisur një fazë të re në rajon që mund të përfundojë bashkë me pandeminë./L.F-dritare.net

















