PD kërkesë kryetares së Kuvendit: Të mblidhet Këshilli i Mandateve për çështjen e Olta Xhaçkës!
Dritare.net
Ditën e sotme pesë anëtarët demokrat të Këshillit të Rregullores dhe Mandateve i kanë kërkuar Kryetares së Kuvendit mbledhjen e Këshillit, ditën e nesërme, në orën 13:00, me rend dite vijimin e shqyrtimit të çështjes së papajtueshmërisë së mandatit për deputeten Olta Xhaçka.
Në kërkesë theksohet se thirrja e Këshillit është e detyrueshme sipas Rregullores së Kuvendit kur e kërkojnë 5 anëtarë të Këshillit.
14 deputetë të PD kanë kërkuar dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të deputetes Olta Xhaçka, me arsyetimin se ajo ka përfituar, nëpërmjet bashkëshortit të saj, statusin e investitorit strategjik, duke marrë në përdorim pasuri publike.
Për demokratët kjo është shkelje e rendë e kushtetutës dhe ligjit, për shkak se deputetit i ndalohet të përfitojë pasuri publike./M.K/dritare