Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Për vajzat dhe djemtë që ecin në rrugën e Arbën Xhaferit!

Për vajzat dhe djemtë që ecin në rrugën e Arbën

Arbën Xhaferi është busull për politikanët e rinj. Në akademitë politike, ai është një shembull dhe frymëzim, për rrugën që duhet ndjekin të rinjtë në politikë. Adelina Marku, një prej bashkëpunëtoreve më të afërta të Arbën Xhaferit, thotë se i gëzohet faktit që djem e vajza e besojnë dhe e vazhdojnë, rrugën e të madhit, Arbën Xhaferi.

“Filmi i animuar Pink Panther, i krijuar nga Blake Edëards, ishte mjaft i dashur per Z. Arbën Xhaferi. Jo vetëm për shkak të jazz prapavijës muzikore të Mancinit, por për sqimën e këtij protagonisti të animuar që dinte t'iu qasej problemeve të ndërlikuara me një sens humori dhe të zgjuar, duke përdorur strategji të matura mirë! Karakteri i dashur i Z. Arbën nga bota e animuar, pra Pink Panther, dallohej sepse panteri ishte ngjyrë rozë, kishte një ecje elegante, dhe një pamje të pazakonshme e mos flasim më për ''shashtrisjen kronike'' që ia bënte policit Clouseau. Z. Arbën shpesh i referohej strategjisë e motos së Pink Pantherit kur duhej zgjidhur një problem, ''Look at the beginnings , if you ëant to solve the problem''...

Përndryshe, asnjëherë nuk e ka parë Marrëveshjen e Ohrit si produkt statik e me spikamë suksesi megalloman ose narcizist e si me plafon të kryer, përkundrazi! Ai nuk doli i kënaqur nga negociatat që ndaluan konfliktin e 2001, edhe pse nënshkrues. Si i taborit ekzistencijalist, i besonte procesit në politikëbërje dhe e motivonte mbindërtimi! Madje në frymën e Pink Pantherit e gajaste edhe 20 përqindshin kur rregullimi i ligjit për gjuhë, si forcë kulturore, ishte në pyetje e duke e shtruar përmes kësaj logjike: ''Kjo i bie që nga 100 përqindshi i oksigjenit për të gjithë, lypset të thithim vetëm 20 përqind nga ai. Kjo do na asfiksojë me kohë! Ky ligj duhet të gjejë shtratin me logjikën në favor të shëndetit shoqëror!'

Me mushkëri të plotë, përgëzime për djemtë dhe vajzat që vazhdojnë e besojnë rrugën e Z. Arbën! I gëzohem rrugëtimit të Akademisë Politike Arbën Xhaferi këtyre ditëve, nesër në Tiranë! ...mos harroni e ftoni dhe Rudinën, Xhunga...Ka shumë për të rrëfyer e inspiruar!”, shkruan Marku./L.F-dritare.net