
Përmbytet nga shiu rezidenca miliona dollarëshe e këngëtarit të famshëm!
E Mërkurë 17 Korrik 2024, 13:01
Dritare.net
Rezidenca luksoze e reperit me famë botërore Drake u përmbyt nga uji si pasojë e stuhive masive që goditën Toronton së fundmi. Drake ndau këto pamje të rezidencës së tij e përmbytur nga uji.
Reshjet e rrëmbyeshme kanë lënë mbi 100,000 qytetarë kanadezë pa energji elektrike, pasi reshjet prej katër centimetrash të Torontos thyen rekordin e reshjeve që prej vitit 1941, sipas Environment Canada.
Drake, emri i vërtetë i të cilit është Aubrey Graham, bëri bujë në vitin 2015 kur filloi të ndërtonte shtëpinë e tij luksoze në Toronto, duke blerë parcelën për 6.7 milionë dollarë.
Ai thuhet se ka investuar 100 milionë dollarë në ndërtimin e kësaj rezidence, që ndodhet në një nga rrugët më prestigjioze të Kanadasë./L.F-dritare.net
View this post on Instagram

















