Pfizer, nuk ka nevojë për një formulë të re kundër varianteve
Dritare.net
Kompania farmaceutike Pfizer/BioNTech thotë se nuk është e nevojshme një formulë e re për këtë vaksinë kundër varianteve. Firma gjermane BioNTech u shpreh se vaksina kundër Covid-19 që zhvilloi me Pfizer nuk kërkon ndonjë modifikim në këtë moment për t'u mbrojtur nga variantet e virusit.
"Deri më sot, nuk ka asnjë provë që është e nevojshme një adaptim i vaksinës aktuale të BioNTech kundër varianteve kryesore të identifikuara.”, tha kompania.
Megjithatë kompania deklaroi se që në mars nisi përgatitjet për një version më të modifikuar dhe specifik të vaksinës kundër varianteve.
“Qëllimi i këtij studimi është të eksplorojë rrugën rregullatore që BioNTech dhe Pfizer do të ndiqnin nëse SARS-CoV-2 do të ndryshonte mjaftueshëm për të kërkuar një vaksinë të ndryshuar.”,- tha BioNTech./K.C/dritare.net