Po, mund të infektohemi me Covid-19 edhe pasi jemi vaksinuar. Ja pse!
Dritare.net
Burimi: CNN
Ende mund të infektoheni me Covid-19 edhe pasi të jeni vaksinuar. Kjo nuk është për shkak se vaksina jua dha virusin. Vaksinat nuk përmbajnë vetë virusin, vetëm sekuencën. Dhe Qendra Amerikane për Parandalimin e Sëmundjeve Infektive ka këto përgjigje për infektimin pas bërjes së vaksinës:
▪️ Imuniteti nuk krijohet menjëherë: Duhet kohë që vaksinat të krijojnë imunitet. Njerëzit mund të ekspozohen ndaj koronavirusit para ose pas vaksinimit dhe nuk do të ketë kohë që trupi të fillojë të mbrohet.
▪️ Vaksinat mund të mos ofrojnë mbrojtje të përsosur: Të dyja vaksinat siguruan rreth 95% mbrojtje në testet klinike, që do të thotë se 5% e njerëzve mund ta marrin ende virusin edhe pas dy dozave, informon dritare.net
▪️ Imuniteti mund të zbehet me kalimin e kohës: Askush nuk e di se sa kohë do t'i mbrojnë njerëzit nga infeksioni, vaksinat që dalin tani. Ekziston gjithashtu mundësia që Covid-19 të shndërrohet në një mënyrë që i bën vaksinat më pak efektive.
Duke pasur parasysh të gjitha këto, CDC-ja këshillon që të vazhdohet të ndiqen rregullat, edhe pas vaksinimit. Pra të ruhet distanca, të mbahet maskë dhe të kujdesemi për higjienën./K.C/dritare.net