Princi Harry: Dua ta prish ciklin e dhimbjeve dhe vuajtjeve, për fëmijët e mi
Dritare.net
Duka i Sussex u shpreh sot se do ta prishë ciklin e dhimbjeve dhe vuajtjeve të tij për hir të fëmijëve. Princi Harry, i cili është baba i një djali, Archie dhe shumë shpejt do të bëhet me një vajzë u shpreh se nuk do që t’i kalojë vuajtjet dhe dhimbjet e jetës së tij te fëmijët. Por ai tha se nuk do të tregonte me gisht askënd. Pallati Buckingham dhe Clarence House nuk pranuan të komentojnë vërejtjet e tij.
Gjatë një interviste në podcastin "Armchair Expert", Princi Harry e krahasoi jetën e tij me filmin “The Truman Show”, në të cilin personazhi kryesor padashur e jeton jetën në një shfaqje televizive, duke qenë në një kopsht zoologjik. Duka tha: “Kur ti lind në familjen mbretërore do apo nuk do, do të trashëgosh çdo element të saj dhe nuk ke mundësi të zgjedhësh.” Dhe sipas princit këtu përfshihen edhe mediet në Mbretërinë e Bashkuar që ndjejnë sikur ju kanë në pronësi.
Princi Harry i tha aktorit amerikan dhe bashkëdrejtuesit të podcastit Dax Shepard: "Unë nuk mendoj se duhet të tregojmë me gisht ose të fajësojmë askënd, por sigurisht kur bëhet fjalë për prindërit, nëse kam përjetuar një formë dhimbjeje ose vuajtjeje për shkak të dhimbjes ose vuajtjes që mbase babai im ose prindërit e mi kishin kaluar, unë do të sigurohem që ta prish atë cikël në mënyrë që të mos e kaloj te fëmijët e mi. Ka shumë dhimbje dhe vuajtje gjenetike që përcillen.”, tha Harry./K.C/dritare.net