Qendra vaksinimi në Universitete, Rama: Një garanci më shumë për vitin akademik!
E Hënë 20 Shtator 2021, 08:08
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama u ka rikujtuar edhe një herë të gjithë studentëve që të futen në auditorë këtë vit të ri akademik, se do të duhet të jenë të gjithë të vaksinuar. Për këtë arsye, janë ngritur qendra vaksinimi në çdo universitet të vendit. Rama shkruan se kjo është një garanci më shumë për të vit shkollorë për të sigurt.
"Mirëmëngjes,
dhe duke ju kujtuar se për të hyrë në auditor vaksinimi është i detyrueshëm, si edhe duke ju njoftuar se tanimë dyert e universiteteve janë hapur për vaksinimin e pedagogëve e studentëve, si një garanci më shumë, për një ecuri sa më të mirë të vitit të ri akademik që është në prag, ju uroj një javë të mbarë.",- shkruan Rama./M.T/dritare.net