Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: 1.7 miliardë euro do të shkojnë për rritjen e pensioneve!

Rama: 1.7 miliardë euro do të shkojnë për rritjen e

Kryeministri Edi Rama ka nisur zhvillimin e dëgjesave me qytetarët me qëllim shpalosjen dhe diskutimin e projektbuxhetit të parashikuar për vitin 2026. Kryeministri tha se financimi për pensionistët zë hapësirën kryesore në projektbuxhet me 1.7 miliardë euro të veçuara.


“Në një farë mënyrë është një ushtrim që ne e bëjmë edhe si rezultat i një situate që e dini shumë mirë dhe që është një situatë disi e imponuar nga rrethana qe nuk varen prej nesh. Është e domosdoshme që të gjithë të bëjnë atë që duhet brenda mundësive dhe pozicioneve që kanë që gjërat në bashkinë e Tiranë të shkojnë sa më mirë. Më vjen mirë sepse na erdhi mundësia sot që duke folur për buxhetin e Tiranës të përfitojmë nga rasti që të flasim dhe për buxhetin kombëtar. Më në fund kemi vendosur atë që kemi dashur të bëjmë prej kohësh, por na është dashur kohë për të mundur ta bëjmë, rritjen e mbështetjes reale, për pensionistët që faktikisht do të zë pjesën kryesore në financimin e shtetit në këtë mandat4. Mbështetja ekstra për presionet do të shkojë në shifrën 1.7 miliardë euro të cilat janë të ndara në 4 vite, janë të përcaktuara në buxhetin afatmesëm dhe janë qoftë për pjesë që do të na mundësojë realizimin e objektivit të shpallur lidhur ku duam ti cojmë pensioni mesatar në kategorinë e pensionit të plotë urban dhe atë minimal në kategorinë e pensionit rural”, tha Rama./K.C/dritare.net