Ditën e sotme kryeministri Rama ishte në Durrës, aty ku po vijon vaksinimi i të moshuarve mbi 80 vjeç. Nga atje kreu i qeverisë njoftoi se në mes të marsit, do të nisë vaksinimi i mësuesve me dozat e vaksinës që do të vijnë nga AstraZeneca. Vaksinimi i bluzave të bardha është drejt përfundimit!
“Vijon vaksinimi i gjysheve dhe gjyshërve +80 vjeç . Drejt përfundimit vaksinimi i bluzave të bardha. Në mes të muajit nisim vaksinimin e mësuesve me 14 mijë dozat e para AstraZeneca”, shkruan Rama./L.F-dritare.net