Rama nga Holanda: SHELL ka zbuluar në nëntokën shqiptare një sasi të madhe gazi dhe nafte!
Dritare.net
Kryeministri Rama ka qenë i pranishëm ditën e sotme në një bashkëbisedim me biznesmenë në Holandë, ku ka dhënë edhe një lajm shumë të mirë.
Rama tha se SHELL-i po realizon në nëntokën shqiptare një zbulim shumë të madh gazi dhe nafte, që sipas tij jo vetëm do të ndryshojë të ardhmen e Shqipërisë por edhe ndikon në Evropë.
“Holanda ka prezencë të mirë në Shqipëri. Këtu janë disa prej aktorëve më kryesorë të kësaj pranie, në një marrëdhënie shumë të rëndësishme për ne, që duam ta thellojmë sa më shumë të jetë e mundur. Kemi kënaqësinë dhe privilegjin që kemi në vendin tonë Shelli-in. Në kemi shumë shpresë se së shpejti mund të ndajmë me opinionin publik një zbulim shumë të rëndësishëm që SHell-i po arrin në vendin tonë. Ata hezitojnë për momentin të flasin për shifra. Shenjat tregojnë se mund të jemi pranë një zbulimi shumë të rëndësishëm të gazit dhe naftës nën tokë, që do të ndikojë të ardhmen e vendit tonë por edhe do të luajë rol në të ardhmen energjetike të Evropës”, tha Rama./M.K/dritare.net