Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama publikon pamjet nga Rruga e Kombit: Transformimi flet vetë!

Rama publikon pamjet nga Rruga e Kombit: Transformimi flet vetë!

Kryeministri Rama sot ka publikuar pamje nga punimet në Rrugën e Kombit. Transformimi shkruan kreu i qeverisë është i madh. Nga një rrugë e lënë rrugëve, shprehje të cilën kryeministri e përdor shpesh referuar Rrugës së Kombit, do të kthehet në një rrugë me standarde evropiane.

"Me këtë spektakël të punës së pandalshme për ta kthyer Rrugën e Kombit nga një rrugë të lënë rrugëve, burim aksidentesh, rrëshqitjesh masive gurësh e dheu, segment rreziqesh e vonesash në dimër, në një rrugë me standarde europiane sigurie, mirëmbajtjeje, qarkullimi normal në diell e në borë, ju uroj një ditë të mbarë", shkruan Rama./L.F-dritare.net