Rama uron Festën e Pavarësisë: Ditë e bekuar e kombit tonë, gëzuar të gjithëve!
E Hënë 28 Nëntor 2022, 08:08
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama ka uruar Festat e Nëntorit me disa foto të publikuara në rrjetet sociale, në të cilat shfaqet me këngëtaren shqiptare me famë botërore, Dua Lipa e cila ditën e djeshme mori edhe nënshtetësinë shqiptare, duke u betuar si shtetasja më e re shqiptare.
Ndërsa, mbrëmjen e sotme pritet të performojë në sheshin Skënderbej. Dua ka vendosur ta bëjë mbylljen e turneut të saj botëror “Future Nostalgia” në tokën shqiptare./Xh.Xh/dritare.net