Rama dorëzon çelësat e shtëpive të reja në Maminas pas dëmtimit nga tërmeti!
E Hënë 17 Maj 2021, 13:01
Dritare.net
Kryeministri Rama ditën e sotme ka takuar familjet e dëmtuara nga tërmeti në Maminas, të cilët janë vendosur në banesat e reja.
“Ishte e shkatërruar banesa. Jo të gjitha të këqijat vijnë për keq", tha kryeministri Rama.
Nga ana tjetër familjarët shprehën falënderimet për ndërtimin e shtëpive të reja.
“Faleminderit nga zemra, për ne ka qenë një rilindje e vërtetë”, u shpreh një kryefamiljar./dritare.net