Roland Bejko: PD me dy formacione politike, Berisha të fillojë të gjejë emrin për partinë e re!
Dritare.net
I ftuar në emisionin “Shqip”, nga Dritan Hila ishte Roland Bejko, pedagog, i cili foli për fatin e partisë Demokratike dhe se si po merret kjo parti nga ish-kreu i saj Sali Berisha.
Bejko tha se Berisha thjesht mori nga duart e Bashës PD që e konsideron si pronë të vetën. Ai tha se pasi Gjykata të marrë vendimin pro grupit të Alibeajt, Berisha do duhet të mendojë një emër të ri për fraksionin e shkëputur ose ndryshe nuk do regjistrohet dot në zgjedhje.
“Shumë njerëz kaluan në krahun e Bashës jo se ishin me Bashën por se donin të largoheshin nga gjithçka që konsiderohej e pistë nga Berisha. Që pas datës 9 e deri më sot Berisha e bëri lojën vetëm për të marrë partinë. Na vërtetoi kritikën që i bëri Mark Marku në Kuvendin e Partisë Demokratike ku tha se Basha është i punësuar i Berishës. Këtë bëri Berisha, thjesht mori pronën e vet, që e konsideronte të tillë. Grupi i Alibeajt është si në gjumë se po presin vendimin e Gjykatës. Berisha tha që nuk do e njohë vendimin, sulmoi dhe gjyqtarët emër dhe mbiemër si e ka zakon, dhe u rikthye prapë në stadet e politikës së vjetër. Alibeaj do ketë legjitimitetin për të bërë opozitë dhe askush s’mund t’i akuzojë se janë të shitur tek Rama apo që s’duan zhvillim e PD. Janë legjitim ndaj PD me strukturat e saj do vazhdojë të funksionojë. A do ketë dy formacione politike? Mesa duket po. Berisha duhet të gjejë një emër për partinë e vet nëse Gjykata e Apelit merr vendim kundër. Le të bëjë si i fortë, por s’do regjistrohet dot në zgjedhje. Ata janë aty sepse Berisha u tha se me të do të vinin në pushtet ose se kanë vendosur pasuri gjithë atë kohë dhe e ndjejnë si borxh”, tha Bejko./M.K/dritare.net