Rriten tensione në Kosovë/ Arrestohet edhe nënkryetari i veteranëve të UÇK
E Premte 25 Shtator 2020, 17:05
Dritare.net
Pas arrestimit nga EULEX, i Hysni Gucatit, kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tensionet në Prishtinë janë rritur akoma më shumë.
Në orët e pasdites është bërë arrestimi i nënkryetarit të OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj.
Haradinaj është arrestuar teksa po shkonte për intervistë në një studio televizive./ I.M-Dritare.net