Rudina Xhunga: Si media mund të ulë numrin e vetëvrasjeve të pacientëve me Covid-19!
Rudina Xhunga
Gazetarja, Rudina Xhunga, e ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24 foli për fenomenin e vetëvrasjeve në spitale, të pacientëve me Covid-19. Ajo tha se të gjithë duhet të kontribuojmë në uljen e numrit të vetëvrasjeve të këtyre pacientëve.
Rudina Xhunga: Kam lexuar disa prej mesazheve të fundit të njerëzve që kanë humbur nga Covid-19, jo nga vetëvrasja. Dhe kam lexuar një gjë të përbashkët. Ata thonë në fund: “Jam i/e lodhur.” Është ajo rraskapitja që s’po e përballon dot më dhe të duket vdekja shpëtim. Nuk e dimë çfarë ndodh me ata. “
Ola Bruko: Po pse nuk po e ndalojmë ne këtë fenomen? A nuk duhet të merrte masa shteti shqiptar që ky fenomen të mos agravonte më tej?
Rudina Xhunga: E di kush është problemi? Që ne ia kërkojmë të gjitha shtetit. Ky shteti jemi ne. Shtet është edhe Tritan Shehu që ka nja 100 vjet që merre e jep në shëndetësinë shqiptare. Shtet është edhe Petrit Vasili. Ka qenë edhe ai qindra vjet në shëndetësinë shqiptare. Ata kujtojnë se po ike nga pushteti, gjithë kjo i mbetet atij që po drejton tani dhe s’e kanë bërë mirë. Dhe duhet të vish ti për të bërë të mira. Unë këtyre njerëzve që flasin tani, në këtë moment dhe që nuk kanë asnjë ide për të përmirësuar situatën, dhe vetëm kritikojnë u them që, nuk do të fitojnë asgjë nga kritikat. E vetmja mënyrë për t’ia dalë do të jetë bashkë. Edhe kur them bashkë, kam parasysh atë që mund të bëjë unë. Unë nuk i përkas politikës, i përkas medias. Media ka një detyrim të jashtëzakonshëm dhe mundësi të jashtëzakonshme për të përballuar në këtë moment uljen e numrit të vetëvrasjeve, që kemi ne në dorë, se vdekjen nuk e përballojmë dot ne. Nuk ia dalim dot ne. Por uljen e numrit të vetëvrasjeve ne mundemi. Unë komunikova me një zonjë. M’u drejtua vetë, me tha: “Jam specialiste e shëndetit mendor në Zvicër, kemi raste vetëvrasjesh të tilla. Dua të bëj diçka për bashkëkombësit e mi.” Nuk vetëvriten vetëm në spitalet shqiptare, sepse këtu është fundi i botës. Në këtë vend askush nuk e jep një dorë, nuk e jep një karh, nuk thotë: “A mund të shkoj unë vullnetar të ndihmoj për ndonjë gjë?” Sepse ka vende ku shkojnë edhe vullnetarë njerëzit që e kanë kaluar kovidin, që janë studentë, apo që janë të rinj, në stazhet e mjekësisë. Shkojnë vullnetarë se nuk zhvillohet bota pa vullnetarizëm. Nuk lihen të vdesin ata që kanë probleme dhe ti largohesh. Jo, në këtë moment janë të gjithë bashkë, që të mos përfundojmë te stadiumet. Madje do të ketë edhe më keq se stadiumet po vazhduam kështu, secili të hedhë nga një gur.
Ola Bruko: Pra çfarë duhet të bëjë media në një rast si ky?
Rudina Xhunga: Duhet secili të shohë çfarë mund të bëjë vetë. Dhe unë për të kuptuar çfarë mund të bëj vetë, duhet të pyes njerëzit që të mësojnë, ekspertët. Ajo zonja ishte psikologe në një klinikë të shëndetit mendor në Zvicër dhe më tha: “Dua të të ndihmoj, të shkruash në portal tënd si mund të ndihmojmë njerëz të tillë.” Dhe më shpjegoi se një njeri që vret veten, së pari e kujton që është mundësi. Ai mendon se duke vrarë vetën do të shpëtojë. E bën këtë sepse para se të vriste veten ka qenë mirë, ka qenë në shtëpi, duke para televizor dhe më ka parë mua duke folur, për një njeri që ka vrarë veten dhe të ka parë ty duke intervistuar vëllanë e një njeriu që ka vrarë veten. Ka qenë rrethuar me rrëfime emocionale, në mënyrën sesi e kemi paraqitur ne për klikime. Në këtë lloj situate ai thotë: “Po mirë, e bëri ai, e bëj dhe unë.” Efekti i imitimit që zonja e shpjegonte me efektin Verter. Sipas vetëvrasjes së djaloshit Verter te Gëte, të cilët lexuan aq shumë në libër dhe e imituan. Dhe thotë se, mënyra sesi mund të ndihmosh ti si media është të mos e bësh emocional rrëfimin. Do e transmetojmë vetëvrasjen, nuk kemi të drejtë ta fshehim. Por nuk mund të rrimë me mikrofon dhe të tregojmë: “Si e vrau veten ai? Po si u hodh? A ishte keq? A i bëri gjë mjeku?” Mënyra sesi e rrethojmë në këtë tregim varet nga ne. Edhe kur jemi duke treguar për këtë, të mos kujtojmë se jemi imunë. Ne jemi pacientë të mundshëm. Prindërit tanë janë pacientë të mundshëm. Mendo për të dashurit e tu, kur vendos të marrësh ca klikime apo ca duartrokitje politike, apo vota në perspektivë që nuk do të vijnë kurrë, se po vdiqëm kush do të votojë.”/K.C/dritare.net