Sarah merr surprizën e veçantë: Çika e PM, vajza me shpirtin e bukur!
E Martë 28 Dhjetor 2021, 13:01
Dritare.net
Ditën e sotme fansat kanë surprizuar një nga banorët e BBV. Një parashutë ku shkruhej “Çika e PM, vajza me shpirtin e bukur” fluturoi sipër shtëpisë pikërisht për Sarën e cila ditët e fundit ka qenë e mërzitur dhe ka shprehur se i mungon PM. Kjo ishte një surprizë emocionuese për Sarën e cila pati një romancë brenda shtëpisë me DJ PM dhe fansat siç duket duan t’i shohin bashkë edhe jashtë./Xh.Xh/dritare.net