Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Shënimi që la kryeministri në libër, për gazetaren nga Irlanda

Shënimi që la kryeministri në libër, për gazetaren nga

Mes diskutimeve për projektin e Zvërnecit dhe investimet në ishullin e Sazanit, kryeministri Edi Rama u ndal edhe në një episod me nota humori gjatë një takimi me gazetarë europianë. Teksa një gazetare irlandeze i kërkoi një dedikim në libër, kreu i qeverisë bëri shaka me origjinën e saj, duke thënë se në një jetë tjetër do të donte të ishte irlandez, pasi kështu kokëfortësia e tij do të konsiderohej krejt normale.

“Do t’ju bëj një dedikim.


Ju jeni irlandeze, jeni më të mirët. Nëse do të kisha një zgjedhje në një jetë tjetër, do të isha irlandez. Askush nuk do të çuditej që isha kokëfortë, sepse do ta merrnin të mirëqenë.

Për lulen time irlandeze, nga një vrasëse flamingosh.

Sigurohu që bashkëshorti ta kuptojë, duket shumë e dyshimtë.", tha Rama./K.C/dritare.net