Shpronësohen të gjithë bashkëpronarët e Sarajeve të Toptanëve në Tiranë
Dritare.net
Dy muaj pasi iu vu zjarri qëllimisht, qeveria ka aprovuar shpronësimin e Sarajeve të Toptanëve dhe kjo godinë tashmë do të përdoret për artin dhe kulturën. Kështu i hapet rrugë projektit për ta shndërruar këtë godinë në funksion të artit të Kulturës. Kjo godinë, së cilës iu vu flaka qëllimisht mesnatën e 17 gushtit, do të rikonstruktohet e do të vihet në dispozicion të qytetarëve që përveç shndërrimit të saj në një muze, do të ketë edhe një librari 'American library', për të cilën ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ka bërë me dije se ka filluar dialogu me qeverinë amerikane.
"Sot qeveria ka aprovuar shpronësimin e pronarëve në zonën e Toptanasve që do të kalojë në projektin e restaurimi të kësaj godine, kjo i vë fundin një episodi të gjatë, ku e dini që kaloi në një ngjarje tragjike ku i vunë flakën, sot qeveria mori vendimin që kjo sagë të përfundojë me shpronësim dhe hapësira do të jetë në funksion të artit dhe kulturës. Sot kemi marrë vendimin që në të ardhmen të në do të përfshijmë një hapësirë tjetër për librin, American library për këtë kemi filluar dhe jemi në tratativa dialogu dhe me qeverinë Amerikane", tha Ministrja e kulturës, Elva Margariti./Dritare.net