Shqiptarët festojnë në Londër, Daily Mail: Kaos në qytet!
Dritare.net
Dita e Pavarësisë dhe Clirimit është festuar edhe nga shqiptarët jashtë vendit. Një traditë tashmë shumëvjeçare ku komunitetet shqiptare që jetojnë jashtë kufijve, mblidhen dhe festojnë me muzikë shqiptare. Daily Mail shkruan për festën e shqiptarëve në Londër.
“Qindra shqiptarë dolën në rrugët e Londrës me makina fantastike të shtrenjta gjatë natës për të festuar ditën e pavarësisë së vendit të tyre.
Videot e shpërndara në internet tregojnë Audi, Range Rovers dhe Porsche 4x4 që bllokojnë trafikun rreth Westminsterit ndërsa oficerët e Policisë Metropolitane përpiqen të lëvizin automjetet.
Burra dhe gra valëvisin flamurin kuq e zi, ndërsa dalin nga xhamat e makinave të tyre. Ndër to është një Lamborghini Huracan ngjyrë vjollce dhe një Mercedes G, të cilat kushtojnë përkatësisht rreth 120,000 dhe 160,000 £./L.F-dritare.net