Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Sipërmarrësi i Kullës së Bajraktarit: Pse u ktheva nga Londra në Bogë! Mesazhi për emigrantët!

Sipërmarrësi i Kullës së Bajraktarit: Pse u ktheva nga

Gëzim Olaj ka krijuar një oazë në mes të Bogës, Kullën dhe Bunin e Bajraktarit që pret mijëra turistë vit për vit. Kulla dhe Buni i Bajraktarit, mahnit këdo që shkel në ato anë, një sipërmarrje e bukur e njerëzve punëtorë si Gëzimi, që u kthye nga Londra për të investuar në shtëpinë e tij.

Sipërmarrësi i Kullës së Bajraktarit: Pse u ktheva nga

Sepse në Bogë marr kënaqësinë që Londra nuk do ma jepte kurrë edhe nëse do isha bërë biznesmen i madh, thotë Gëzimi për gazetaren Rudina Xhunga në DritareTV.

Sipërmarrësi i Kullës së Bajraktarit: Pse u ktheva nga

Ai përcjell një mesazh për të gjithë emigrantët, sidomos ata që kanë shtëpi në Bogë. Kthehuni dhe hapni dyert e shtëpive sepse sot Boga ka nevojë për më shumë dyer të hapura, për të pritur turistët që shtohen çdo vit dhe kapacitetet nuk mjaftojnë për t’i përballuar, e sidomos ata që shkojnë e bëjnë dasma mes Alpeve.


“Unë i mbledh punëtorët nga Shkodra deri në Bogë dhe i çoj sërish në mbrëmje. Kam nga zonat përreth, por më shumë i kam nga Shkodra që venë e vinë. Ka që edhe rrinë e flenë aty. Është ai koncepti që punojnë katër ditë dhe rrinë tre ditë. Kjo për momentin. Shpresoj që të kthehen ata që jetojnë në Greqi, Itali e kudo jashtë. Sepse rrogat tona janë rritur. Rroga e kamerierit te ne, edhe me bakshishet po shkon 1000 euro. Një punëtor të çojë në shtëpi 12 mijë euro në vit nuk është keq. Nuk harxhojnë asgjë te ne sepse e ngrëna e pira dhe fjetja janë falas.

Sipërmarrësi i Kullës së Bajraktarit: Pse u ktheva nga

Në Londër ku unë ndenja 2-3 vjet dhe nuk tepronin as tre mijë paund, se kisha qiranë e shtëpisë, transportin. Ai që punon fiton shumë edhe këtu. Ndërsa ai që investon në vend të vet fiton kënaqësinë sepse unë kur shoh njerëzit që kënaqen aq shumë te ne ndihem i lumtur. Nëse do isha biznesmen në Londër dhe do kisha investuar diku ato lekë do t’i kisha trefishuar, ama kënaqësinë që ndiej sot nuk do e kisha. Kam zgjedhur kënaqësinë shpirtërore të parën se lekët aty janë. Fëmijët e mi aty do i kem, por shpresoj që për ketë të mendojnë edhe të tjerët dhe të investojnë në shtëpitë e tyre. Në Bogë mund të jenë 50 shtëpi të mbyllura në kyç. Unë kam kërkesa jashtëzakonisht shumë për dhoma e vila, dhe dhomat e vjetra që sot janë mbyllur janë fantastike. Ata duhet të kthehen dhe t’i kthejnë ato shtëpi në bujtina. Të hapin dyert e shtëpisë për turistët. Këtë kërkojmë ne.

Sipërmarrësi i Kullës së Bajraktarit: Pse u ktheva nga

Boga ka nevojë sot për 1000 dhoma sepse ka kërkesa nga grupe të mëdha. Ka njerëz që duan të bëjnë dasma në Bogë dhe ata vijnë me 200 vetë që duan vend të rrinë e të flenë 3 ditë në Bogë. Shumë kërkojnë të bëjnë dasma më Bogë. Po kërkojnë akomodim, edhe nuk ka dhoma mjaftueshëm. Vijnë edhe më shumë nga agjencitë e mëdha që sjellin turistë që duan të rrinë. Ndaj na duhen më shumë dhoma.”, thotë Gëzim Olaj në DritareTV./K.C/dritare.net