Lindita Nikolla takim me ambasadorin Soreca: Do të jem lehtësuesja e dialogut në Kuvend!
Dritare.net
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka takuar sot ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca. Nikolla, i shprehu ambasadorit Soreca mirënjohjen për urimet dhe e siguroi për vullnetin e saj për të thelluar bashkëpunimin me Delegacionin e BE-së.
“Unë jam e përkushtuar për të krijuar një klimë të re bashkëpunimi e komunikimi në Kuvendin e Shqipërisë. Integrimi europian do të jetë në krye të agjendës së Kuvendit të Shqipërisë gjatë legjislaturës së re. Kam besim se për të gjithë këto punë të mëdha që na presin, do të kemi edhe bashkëpunimin e opozitës dhe unë do të jem lehtësuesja e dialogut dhe komunikimit në Kuvend.”, tha kryetarja e Kuvendit.
Ambasadori Soreca shprehu kënaqësinë që Kuvendi i Shqipërisë do të drejtohet nga një zonjë dhe nënvizoi se Delegacioni i BE-së ka besim në eksperiencën, reputacionin, kredibilitetin dhe vullnetin politik./M.M-dritare.net