SPAK bën bilancin e punës për qershorin/ Ja sa pasuri u konfiskuan në një muaj!
Dritare.net
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe krimit të Organizuar (SPAK) ka bërë publike statistikat e punës për muajin qershor, ku ndër të tjera thotë se janë deklaruar fajtor 29 persona. Po ashtu, SPAK thotë se janë 12 kallëzime penale, nga të cilat për 5 kallëzime është vendosur mosfillim i hetimeve. Janë ekzekutuar 6 vendime penale të formës së prerë si dhe janë nxjerrë 22 urdhra ekzekutimi për persona të dënuar nga Gjykata e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë.
SPAK gjithashtu njofton se gjate muajit qershor jane leshur urdhra ekzekutimi për konfiskim pasurie, qe arrijne ne vlerën e disa qindra mijera euro.
Gjatë muajit Qershor 2022 janë paraqitur 12 kallëzime penale, nga të cilat për 5 kallëzime është vendosur mosfillim i hetimeve. Janë regjistruar 7 procedime penale, nga të cilët 2 procedime për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar dhe 5 procedime për vepra penale që lidhen me korrupsionin.
Pas kërkesave përfundimtare të prokurorëve të posaçëm janë dhënë nga Gjykata e Posaçme5 vendime themeli, janë deklaruar fajtorë 29 të pandehur. Ndërsa janë ekzekutuar 6 vendime penale të formës së prerë si dhe janë nxjerrë 22 urdhra ekzekutimi për persona të dënuar nga Gjykata e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë.
Sa i përket ekzekutimit per konfiskimin e pasurive të luajtshme, SPAK ka konfiskuar 6 automjete, 82 aparate celularë të markave të ndryshme, 6 laptopë. Njëkohësisht SPAK ka nxjerrë urdhra ekzekutimi për konfiskimin e Vlerave Monetare, duke nisur nga 800 mijë lekë e deri në 2 mijë e 200 franga./M.T/dritare.net