SPAK e mori të pandehur, Malltezi shkon në Apelin e GJKKO-së
E Premte 13 Shtator 2024, 10:10
Dritare.net
Dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi pasi u mor i pandehur nga Prokuroria e Posaçme për aferën me ish-klubin Partizani, sot ka shkruar në Apelin e Posaçëm.
Mësohet se seanca po zhvillohet pasi Malltezi ka kërkuar zëvendësim të masës së sigurisë. Edhe ish-kryeministri Berisha që ndodhet në arrest shtëpie ka kërkuar ndryshim të masës së sigurisë, por nuk është paraqitur në Gjykatën e Posaçme të Apelit./K.C/dritare.net