Studentja shqiptare në Florida: Çfarë la pas uragani Ian!
Dritare.net
Uragani Ian në Florida ka shkaktuar të paktën 10 viktima, por zyrtarët kanë frikë se numri i konfirmuar mund të rritet ndjeshëm. Ujërat e përmbytjeve kanë qenë aq të rënda sa kanë bllokuar shumë njerëz në shtëpitë e tyre, ndërsa uragani Ian tani po lëviz në brendësi të vendit dhe po shkon drejt Karolinës së Veriut dhe Jugut.
Për të mësuar se si paraqitet situtat në zonat e prekura, në edicionin e lajmeve në Dritare Tv në një lidhje direkte nga Florida ishte studentja shqiptare Gilda Çapo, e cila tregoi se çfarë ka lënë pas uragani në zonat ku kaloi.
“Që prej ditës së djeshme ka filluar qarkullimi i mjeteve. Zona jonë nuk është prekur shumë, ka patur erëra të forta, reshje shiu gjithashtu.
Akutalisht në Florida, uragani ka përfunduar dhe ka shkuar në Karolinën e jugut dhe sigurisht fuqia e tij është në rënie.
Që prej ditës së martë, ne ishim paralajmëruar nëpërmjet mesazheve në telefon në mënyrë që të largoheshim, sepse na kishin ndarë në disa zona sipas rrezikut, zona A, B, C dhe duhej të largoheshim nga shtëpitë pasi kishte rrezik përmbytjeje.
Disa janë përpjekur të shkojnë drejt Majemit ose drejt Floridës. Shteti ka ngritur disa qendra ku njerzit mund të strehohen derisa situata të qetësohet. Ne nuk jemi larguar, pasi zona jonë nuk është prekur aq shumë, por jemi furnizuar me ushqime dhe karburant në rast se do të ndodhte diçka.
Ne si zonë pritej që të ishim shumë të rrezikuar, dhe kishim marrë shumë masa, dhe shteti ndihmonte me evakuimin dhe çdo gjë por tani ata janë duke ndihmuar në zonat e prekura”, u shpreh Çapo për Dritare Tv!/Xh.Xh/dritare.net