Tragjedi në Itali nga moti i keq, 20 persona të izoluar!
Dritare.net
Janë pesë familje që 36 orë pas përmbytjes së Casamicciola, nuk janë bërë ende të sigurta pavarësisht punës së shpëtimtarëve.
Rreth 20 njerëz, përfshirë të rritur dhe fëmijë, të gjithë të vendosur në shtëpitë në via Pera di Basso të cilat ende nuk kanë ujë të rrjedhshëm dhe energji elektrike. Ekipet e shpëtimit po dërgojnë një cisternë për t'i furnizuar me ujë, por ka mundësi që këta persona të qëndrojnë edhe një natë në shtëpitë e tyre.
"Shërbimet e urgjencës nuk arritën dhe në mbetëm të izoluar. Nga frika dolëm jashtë dhe ishim të gjithë në shi, ku qëndruam atje për disa orë, sepse ekipet e shpëtimit e kishin të vështirë që të arrinin tek ne. Para nesh ishte humnera dhe gjithçka ishte shembur, ishte si në një film surreal."- u shpreh Botta.
Kështu u shpreh Enzo Botta-s, vila e të cilit për pak sa nuk u përpi nga balta e që është kthyer në simbolin e tragjedisë Casamicciola./M.T/dritare.net