Pas kritikave do të hiqet busti i Adem Jasharit, në Prizren
Dritare.net
Shtatorja e Adem Jasharit që u vendos në Prizren më 28 Nëntor, cilësuar edhe si karikaturë do të hiqet për t’u rimodeluar. Lajmin e ka konfirmuar vetë ekipi menaxhues i “Abi Çarshias” në Prizren, pranë së cilës është vendosur shtatorja e Adem Jasharit. Sipas tyre, shtatorja do të rimodelohet nga një skulptor tjetër, vendimin i cili është marrë së bashku me autorin e veprës.
“Do të largohet përmendorja e Adem Jasharit për rikonstruktim dhe rimodelim të saj për shkak të kritikave të marra. Besoj se me shumë gjasë nesër ose më së largu gjatë kësaj jave do të largohet.”, kanë thënë ata.
Bustet e Adem Jasharit dhe Gjergj Kastriot Skënderbeut u kritikuan shumë pak ditë më parë.
Shumë kërkuan të hiqen, duke u cilësuar si turp ndaj figurave historike./K.C/dritare.net