Ukraina pritet të korrë 50 milionë ton drithë!
Dritare.net
Ukraina pret të korrë të paktën 50 milionë tonë drithë në vitin 2022 shumë më poshtë se 85 milionë tonë që prodhoi vitin e kaluar, tha zëvendësministri i parë i Politikës Agrare dhe Ushqimit të Ukrainës.
"Duke marrë parasysh të gjitha rrethanat dhe vështirësitë e fushatës së mbjelljes dhe logjistikës gjatë kohës së luftës, ne presim që korrja të jetë më e lartë se mesatarja për pesë vitet e fundit," tha Vysotskyi. “Të paktën 50 ton drithë, ndoshta më shumë. Varet nga korrja e misrit, rezultatet e të cilave do t'i shohim në tetor." Vysotskyi vazhdoi duke thënë se Ukraina do të duhej të eksportonte të paktën një pjesë të atij drithi.
Ai tha gjithashtu se prodhimi i grurit do të jetë i një cilësie të konsumit ushqimor, që do të thotë se mund të përdoret për prodhimin e bukës, krahasuar me ushqimin e bagëtive./CNN/M.T/dritare.net